22:03 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Prekazi: Ka lojtarë që nuk e meritojnë të luajnë për Prishtinën!

Rafet Prekazi nuk është i lumtur me eliminimin e Prishtinës nga UEFA Europa Ligë.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në grup-moshat U21, tha se në ekipin e Prishtinës ka shumë futbollistë që nuk e meritojnë të luajnë, shkruan IndeksOnline.

“Definitivisht ka lojtarë që këtu në Prishtinë nuk e meritojnë të luajnë. Nuk jam pjesë e ekipit, por kjo ndeshje ishte për të gjithë Kosovën. Ky ka qenë rasti ideal, por Prishtinës i mungoi qarkullimi i topit, angazhimi, dhe kualiteti i lojës”, ka thënë Prekazi pas ndeshjes.

Kujtojmë që Prishtina u eliminua nga raundi i UEFA Europa Ligë, pasi u mposht nga FC Fola pas penalltive./IndeksOnline/