15:37 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Prekazi, para ndeshjes me Shqipërinë U-21: Jemi shqiptarë, s’duhet të bëjmë dallime

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka mbajtur një konferencë shtypi para ndeshjes me Shqipërinë.

Ai tha se kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë për arsyen se ka shumë futbollistë shqiptarë.

“Natyrisht që është ndeshje e veçantë sepse do të luajmë me Shqipërinë po kjo prapë se prapë është ndeshje e futbollit edhe ne kemi do t’i qasemi në këtë mënyrë”.

“Jemi shqiptarë. Nuk duhet të bëjmë dallime, jemi gëzuar gjithmonë për sukseset e tyre në arenën ndërkombëtare. Le të fitojë ai që është më i miri”.

Ndeshja do të zhvillohet më 15 tetor. /IndeksOnline/