75 Mall Live Search
19:57 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Prekeni ‘hundën’ se mos po i bini ‘msysh’ – shijojeni asistimin ‘alla Ronaldinho’ të Vedat Muriqit

Fenerbahce ka arritur të shënoj një fitore të vështirë por të rëndësishme sot kundër Yeni Malatyaspor me rezultat 3:2.

Protagonistët e ndeshjes pa dyshim ishin Vedat Muriqi dhe Tufan. Kosovari shënoi një gol dhe dhuroi një asist, transmeton Indeksonline.

Asistimi i Vedat Muriqit i ka mrekulluar të gjithë tifozët e futbollit në Turqi.

Kosovari duke mos e shikuar fare Tufanin, arriti që të ja pasoj në mënyrë maestrale.

Ky asistim ta kujton të madhin, Ronaldinho i cili e kishte specialitet pasimin duke mos shikuar./Indeksonline/