12:49 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Prekëse: Trump nderon oficerin, adoptoi vajzën e gruas së varur nga heroina (Video)

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka nderuar oficerin Ryan Holets dhe gruan e tij Rebeka, pasi kishin adoptuar vajzën e posalindur të një gruaje të pastrehë dhe të varur nga heroina, transmeton Indeksonline.

E tëra nisi kur gjatë një patrullimi, oficeri Holets kishte takuar gruan shtatëzënë duke u bërë gati për të marrë heroinë.

Ajo, siç raporton CNN, ndjehej vazhdimisht shumë keq për faktin se ishte e varur dhe nuk donte ta lëndonte fëmijën e saj.

Oficeri dhe gruaja e tij kishin vendosur që ta adoptonin vajzën, të cilën e quajtën Hope (shqip – Shpresa), transmeton Indeksonline.

Më poshtë iu sjellim videon se si ka rrjedhur ngjarja: