15:24 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Jep foshnjën e porsalindur për adoptim, 18 vjeçarja shpërndanë pamjet e fundit me të (Video)

Një nënë e re ka ndarë një video prekëse të momentit final që ajo shpenzoi me foshnjën e saj të porsalindur, para se ta jepte atë për adoptim.

Hannah Mongie, tani 21 vjeçe nga Utah, ishte vetëm 18 vjeçe kur mbeti shtatzënë me të dashurin e saj që ishin të lidhur vetëm prej 8 javësh, Kaden Whitney.

Por ajo ra në depresion kur Kaden, një misionar kishash, vdiq  në gjumë për shkaqe natyrore vetëm dy muaj më vonë.

Çifti kur e dinin se Hannah ishte shtatzënë kishte diskutuar se duhet ta jepnin fëmijën për adoptim.

Pas lindjes në vitin 2016, Hannah vendosi ta jepte atë për adoptim ashtu siç kishte menduar edhe Kadeni. Por pas lindjes, ajo kishte 48 orë të çmuara me djalin e saj Taggart para se t’ia dorëzonte prindërve të tij të rinj, Brad dhe Emily Marsh.

Ajo e shfrytëzoi rastin që këtë momente ta ruante duke e xhiruar, ku edhe fliste fjalë emocionale për djalin e saj të vogël, duke shpjeguar në këtë mënyrë edhe arsyet për një vendim të tillë, pamje të cilat tek tani ajo i ka ndarë me njerëzit përmes rrjetit social.

Në minutën e nëntë dhe të fundit, fjalët e saj ishin: “Po të mos të të doja, nuk do të isha në këtë pozitë që jam tani dhe nuk do të kishe këtë familje të mrekullueshme”.

“Unë do të të jap të gjitha puthjet e mundshme para se të të dorëzoj tek prindërit e ri. Unë të dua Taggart Cayden Marsh. Djali im i vogël. Djali im. Unë të dua aq shumë… Duaje nënë tënde, Hannah”, ishin fjalët e fundit të saj.

Hannah e cila falënderon prindërit adoptues për një marrëveshje të tillë, tha: “Unë gjithmonë kam dashur të bëhem një nënë në jetën time, është diçka që e kam dashur aq shumë, por koha ka qenë shumë gabim”.

“Ne kishim vetëm dy muaj që dilnim dhe e dinim që nuk mund të martoheshim, ishte shumë herët për marrëdhënien tonë, madje ta bënim atë edhe për hir të një fëmije ishte shumë herët”.

“Kemi munduar të gjejmë zgjidhje, por më në fund Kaden tha që na duhej të bënim më të mirën për fëmijën dhe në këtë rast ishte adoptimi”, ka shpjeguar ajo.

Tani kur ai ka 22 muaj, Hannah është mjaftueshëm pjesë e tij, falë një marrëveshjeje për adoptim e cila ia lejon asaj të jetë pjesë e tij sa herë të dojë.

Kështu tani ajo shpesh e merr atë për shëtitje dhe kalojnë momente të mrekullueshme me të./Indeksonline/