10:55 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Prekëse, vajza e Paul Walker kujton aktori e ndjerë përmes një video nga koha kur ai ishte gjallë

Meadow Walker  ka kujtuar babanë e saj të ndjerë, aktorin Paul Walker përmes një video prekëse.

Vajza tani 21-vjeçare e yllit të Fast & The Furious, i cili fatkeqësisht vdiq në moshën 40 vjeç në një aksident me makine në vitin 2013, ndau një kujtim të ëmbël, të pa publikuar kurrë më parë, në Instagram-in e saj të martën, transmeton Indeksonline.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do ta ndaj këtë. Por ndihej mire ta bëja.Të dua. Qëndroni të sigurt”, ka shkruar ajo në postimi.

Në video shfaqet ajo që befason babain e saj në ditëlindjen e tij, ku shihet edhe reagimi i tij i adhurueshëm.

“Ju më frikësuat aq shumë” thotë Paul ndërsa qesh dhe përqafon të bijën.

Aktori i njohur la pas vetës një bagazh të gjerë artistik me shumë filma të suksesshëm, teksa mori famë me “Fast & Furious”./Indeksonline/