16:31 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / B H

Prekse/ Mjeku në SHBA, përqafon pacientin e moshuar që qan, i infektuar me Covid-19

Shkrepja e fotos ndaj një mjeku me doreza dhe një maskë duke përqafuar një person të sëmurë është bërë simbol i dëshpërimit të viktimave të Covid-19 dhe dhembshurisë së punonjësve shëndetësorë

“Ai thjesht po qante”: fotografia e një mjeku me doreza dhe maskë duke përqafuar një pacient të moshuar në Ditën e Falënderimeve u bë virale, një simbol i dëshpërimit të viktimave Covid-19 dhe dhembshurisë së punonjësve të shëndetit. Fotoja u shkrep të enjten 25 nëntor, Dita e Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara, në Spitalin United Memorial në Hjuston, Teksas, nga një fotograf nga agjencia Getty. “Unë jam në njësinë Covid dhe shoh këtë pacient të moshuar që ngrihet nga shtrati, duke u përpjekur të largohet, duke qarë,” tha të hënën Dr. Joseph Varon, kreu i njësisë së kujdesit intensiv në United Memorial. “Unë iu afrova dhe e pyeta: pse po qan? Ai u përgjigj: Unë dua të jem me gruan time. Kështu që e përqafova,” shpjegoi mjeku, duke thënë se ai nuk e kishte vërejtur që ai ishte fotografuar.