23:36 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Premier League: 2 raste pozitive me Covid-19, pas raundit të dytë të testimeve

Premierliga po vazhdon të tronditet nga testet për Covid-19.

Premierliga po kryen testimet sipas protokollit, në kuadër të planeve për rikthimin në fushat e blerta.

Raportimet e fundit nga mediet britanike bëjnë të ditur se në Premierligë janë dy raste pozitive me Covid-19.

Këto rezultate janë pas raundit të dytë të testimeve. Dy rastet në fjalë janë nga dy skuadra të ndryshme

Në total, 996 persona janë testuar, përfshirë lojtarë dhe staf.