08:22 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Premierliga hap afatin kalimtar të verës

Premierliga ka mbyllur njërin nga sezonet më interesante vitet e fundit.

Manchester City u shpall kampion me 98  pikë, vetëm një më shumë se Liverpooli, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu edhe katër skuadra angleze janë në finale të ligave evropiane.

Sot me 16 maj, Premierliga ka bërë të ditur se është hapur afati për transferimin e lojtarëve të rinj.

Ky afat do të jetë i hapur deri me 8 gusht në orën 17:00 kur edhe fillon sezoni i ri. /IndeksOnline/