12:36 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Premierliga, zgjedh futbollistin më të mirë të muajit

Premierliga angleze ka zgjedhur lojtarin më të mirë të muajit tetor.

Me një postim në llogarinë zyrtare të Premierligës, lojtari më i mirë i muajit të kaluar u shpall, Jamie Vardy.

Sulmuesi i Leicesterit realizoi gjithsej 4 gola gjatë muajit tetor dhe pati paraqitje fantastike, shkruan Indeksonline.

Më i miri i muajit gusht ishte shpallur Teemu Pukku, ndërsa për muajin shtator, Aubameyangu./Indeksonline/