17:28 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Premtimi i Thaçit para 5 vitesh: “Sot kemi vendosur që të ndërtojmë një stadium me 30 mijë ulëse në Prishtinë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sikur sot, 5 vite më parë kishte premtuar ndërtimin e stadiumit kombëtar në Prishtinë. Në kohën kur ai ishte kryeministër, më 18 mars 2014, Thaçi kishte shkruar në faqën e tij zyrtare në facebook këtë njoftim:

“Si një tifoz futbolli dhe si Kryeministër i vendit dëshiroj që Përfaqësuesja e Kosovës të marr pjesë në mënyrë dinjitoze në garat ndërkombëtare. Për këtë na duhet një stadium i nivelit botëror.

Sot ju njoftoj se kemi vendosur që të ndërtojmë një stadium me kapacitet prej rreth 30 mijë ulëse në kryeqytet. Bëjani share këtij postimi, nëse edhe ju e mbështesni këtë nismë për stadiumin e ri”

Tani ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka vendosur që stadiumi kombëtar të ndërtohet në Drenas. Por në bazë të zhvillimeve të deritanishme, përfundimi i këtij projekti do të marrë disa vite kohë. /Indeksonline/