23:08 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Premtohen investime dhe punësim i punëtorëve në rrafshin e Dukagjinit

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve për rrafshin e Dukagjinit, në Gjakovë, Argjent Fetahu së bashku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim pune një delegacion investitorësh nga Bashkimi Evropian të kryesuar nga Presidenti i AKB-së, Agim Shahini, i cili është bërë e ditur se ka kohë që negocion me investitorë të huaj që t’i rikthejnë ekonominë Gjakovës dhe regjionit të saj.

Në këtë takim ndër të tjerash është diskutuar për mundësinë e investimeve në rrafshin e Dukagjinit, ku fillimisht Fetahu ka njoftuar prej së afërmi për aktivitetet dhe misionin e AKB-së, në Gjakovë.

Gjithashtu janë bërë të ditura edhe potencialet që ka rrafshi i Dukagjinit për investime e mundshme, delegacioni i investitorëve potencial kanë shprehur gatishmërinë e investimeve të mundshme në një kohë sa më të shpejtë kohore.

Fetahu përgjatë kësaj kohe ka vizituar edhe lokacionet e ndryshme për investime ku edhe janë dakorduar për disa pika të cilat pritet të nisin në muajt në vazhdim.

Ndër të tjerash është theksuar se nga këto investime që do të bëhen zhvillime të dukshme ekonomike dhe do të punësohen një numër i madh punëtorësh.

Fetahu poashtu ka falënderuar presidentin e AKB-së, Agim Shahinin për këtë lobin që po bënë për Dukagjinin por njëherësh ka falënderuar edhe investitorët e Bashkimit Evropian për këtë vizitë dhe gatishmërinë që dhanë për investime në Rajonin e Gjakovës./Indeksonline/