Premtohet premi marramendëse në rast të kualifikimit në EURO 2020
Në rast të përfundimit në vendin e parë në Ligën D3 në kuadër të Ligës së Kombeve, Përfaqësueses kosovare i ishte premtuar një premi prej 500 mijë eurosh.
Dhe ky premtim i Kuvendit të Kosovës sot është realizuar pas suksesit historik të shënuar mbrëmë në ”Fadil Vokrri.
Në kryeqytet, Kosova ia doli që të fitojë ndaj Azerbajxhanit me rezultat, 4-0, për ta përfunduar grupin në vendin e parë, transmeton IndeksOnline.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pak më parë njoftoi se kërkesa e tij për këto premi është realizuar nga Qeveria e Kosovës tashmë.
Por, Veseli ka bërë të ditur se do të ketë premi edhe më të larta në rast të kualifikimit në Evropian.
1 milionë euro – është shuma e cila do të alokohet te yjet e Kosovës në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian, Euro 2020./IndeksOnline/