20:24 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Prepolli flet pas largimit nga KF Flamurtari: Kam besim të plot që mundem me udhëheq si trajner i parë në ndonjë ekip por…

Pas rënies nga Superliga e Kosovës, përveç lojtarëve, KF Flamurtari e humbi trajnerin edhe ndihmës-trajnerin, Arsim Prepolli.

Prepolli në një prononcim për Indeksonline foli për të ardhmen e tij dhe mundësinë për t’u bërë trajner i parë në ndonjë skuadër.

“Po dihet tani më  qe nuk jam pjesë e KF Flamurtarit. Klubit i dëshiroj shumë suksese dhe shpresoj të kthehen në Superligë. Sigurisht që unë jam i lidhur me futbollin gjatë tërë jetës dhe do vazhdoj deri frymën e fundit me futbollin”, u shprehë ai fillimisht.

“Unë në KF Flamurtari kam qenë ndihmës-trajner por dua të provoj vetën dhe kam besim të plot që mundem me udhëheq edhe si trajner i parë ndonjë ekip por vetëm në qoftë se është serioze dhe ka njerëz që dinë t’a menxhojnë mirë klubin e jo me qenë shoqëri apo servil i dikujt vetëm me punë dhe fakte, deri tani kam dëgjuar disa zëra për disa klube por asgjë konkrete jam i hapur vetëm për klube serioze dhe njerëz që e kuptojnë këtë lami te ne me shumë ka cicerona dhe paragjykime se që ja dojnë të mirën klubeve, ashtu vështirë është të kesh suksese”, përfundoj Prepolli./Indeksonline/