16:31 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / Gj. Sh

Prepolli optimist për Kosovën para ndeshjes me Izraelin, shpreson në kualifikim në ‘Euro 2024’

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të nis kualifikimet për Kampionatin Evropian ”Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.

”Dardanët” ndeshjen e parë do të luajnë në udhëtim ndaj Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë do të përballen me Andorën, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja Izrael – Kosovë, do të luhet në ”Bloomfield Stadium” më fillim nga ora 18:00.

Analisti dhe trajneri i njohur, Arsim Prepolli për IndeksOnline, ka folur për këtë ndeshje, dhe mundësinë e Kosovës për tu kualifikuar në ”Euro 2024”.

Ai tha se është optimist pasi Kosova ka një super ekip dhe të gjithë futbollistët janë në formë të mirë.

”Jemi optimist sepse kemi super ekip, të gjithë janë në formë të mirë dhe kanë kualitet, ku përparësitë janë grupi i bashkuar por edhe kemi lojtar individual më të mirë.”, tha Prepolli.

Ai shtoi se e rëndësishme është që Kosova sonte të mos pësoj humbje, pret fitore ndaj Andorës dhe shpreson në kualifikim.

”Sonte vetëm të mos humbim, ajo ka shumë rendësi pastaj ndaj Andorrës presim fitore dhe shpresojmë në kualifikim.”, tha Prepolli për IndeksOnline.