20:49 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Pres të martohem”, përgjigja e plakës nga Durrësi, derisa gazetari ishte drejtpërdrejtë

Edhe pesë ditë pas tërmetit të së martes ende në Shqipëri gjendja vazhdon të jetë e rëndë.

51 viktima janë shënuar deri më tani, derisa mijëra banorë po vazhdojnë të jetojnë pa kulm mbi kokë, të strehuar në qytete të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën, përcjellë Indeksonline.

Por, në këtë kohë të vështirë, ka edhe të atillë që të shtyrë në moshë dhe sigurisht nga ankthi e traumat, kanë humbur edhe arsyen.

Një plakë, derisa një gazetar ishte në transmentim të drejtpërdrejtë nga Durrësi, pyetet se çfarë po priste, derisa ajo ia kthen: Të martohem!

Sigurisht, në gjendje aspak të lakmusheshme është gjindur edhe vet gazetari./Indeksonline/