75 Mall Live Search
12:38 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Presidentët Thaçi e Vuçiç, përballë njëri-tjetrit në Paris

Për të shënuar 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, në Paris të Fancës janë të pranishëm liderët më të mëdhenjë botëror.

Krahas tyre, janë edhe udhëheqësit e Ballkanit.

Indeksonline po përcjellë nga afër këtë event madhor, për të informuar lexuesit e saj gjithandej.

Derisa, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është besuar një vend tejet i rëndësishëm në këtë ceremoni, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç duket se nuk i është kushtuar shumë vëmendje, transmeton Indeksonline.

Nga protokolli francez, Thaçi është ulur në binën A, në të cilin janë ulur liderët e shteteve dhe organizatave më të fuqishme të botës.

Derisa, Thaçi ishte pranë liderëve me fuqinë më të madhe në botë, Vuçiç, ndodhej në anën e kundërt. /Indeksonline/