23:24 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Presidenti Ademi shtroi darkë për homologun danez Jesper Møller

Ashtu siç e do tradita edhe këtë herë presidenti Agim Ademi ka shtruar darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Danimarkës në krye me presidentin, Jesper Møller, e ku të pranishëm ishin edhe Steen Dahrup, drejtor i ekipit kombëtar, Peter Moller, drejtor i futbollit dhe Thomas Schoennemann përfaqësues i Humels, si dhe nga FFK-ja, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Presidenti Ademi fillimisht u shprehu qëndrim të këndshëm delegacionit danez në Kosovë dhe i njohu me të arriturat në futbollin e Kosovës dhe për planet e së ardhmes rreth zhvillimit të futbollit në vendin tonë. Presidenti Ademi theksoi se zhvillimi i ndeshjeve miqësore ofron mundësi për afrim, bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet federatave dhe shteteve, derisa uroj për një lojë të fortë dhe korrekte.

Ndërkaq, presidenti i FF të Danimarkës, Jesper Møller ka uruar presidentin Ademi për paraqitjet mbresëlënëse të Kosovës në Ligën e Kombeve dhe e ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë. Ai shprehu gatishmërinë që ta ndihmojnë dhe përkrahin FFK-në në të gjitha segmentet, duke pasur parasysh se faktin se Kosova është federata më e re e pranuar në UEFA. Në fund të darkës u shkëmbyen dhurata nga krerët e të dyja federatave.