17:26 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Atleticos: Kush tha që Ronaldo i ka 5 Championsa?

Enrique Cerezo foli për programin Un Calcio alla Radio, pas fitores së madhe të Atleticos ndaj Juventusit.

“Ishte një ndeshje madhështore përkundër faktit se rezultati ishte pak i ngushtë. Kishte vend edhe për tensione, por duhet kuptuar për shkak të rëndësisë së ndeshjes” ka thënë Cerezo.

Përveç kësaj, presidenti i Atletico nuk hezitoi të përgjigjet për Cristiano Ronaldo dhe pesë Championsat e tij, që bëri edhe gjeste dje në Madrid.

“Për mua nuk ka fituar pesë Champions, por vetëm tre. Dy të fituarit ndaj Atletico i solli dikush tjetër, jo ai” ka thënë presidenti i Atletico Madrid./Indeksonline/