75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / Gj Sh

Presidenti i Atletikos i dërgon mesazh Barcelonës dhe Realit për Alvarezin

Julian Alvarez është një nga emrat më të përfolur gjatë afatit kalimtar veror.

Pas interesimit të Barcelonës, mbrëmë Real Madridi ka njoftuar se ka bërë një ofertë 150 milionë euro për sulmuesin argjenitnas, por është refuzuar nga skuadra e Atletiko Madridi, shkruan IndeksOnline.

E pas kësaj ka folur edhe presidenti i Atletikos, Enrique Cerezo, i cili ia ka bërë të qartë edhe Barcelonës edhe Realit se Julian Alvarez nuk është në shitje, pavarësisht çmimit të ofertave që merr.

“Ofertë zyrtare e Real Madridit? Julian Alvarez nuk është në shitje. Nuk duam ta shesim”, ka deklaruar Enrique Cerezo pëe El Chiringuito./IndeksOnline/