22:11 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Ballkanit: Gol pas goli deri te Kampioni

Presidenti i Ballkanit ka bërë një postim para ndeshjes së klubit të tij, Ballkanit kundër Prishtinës, ndeshje kjo që do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

E në këtë postim Kabashi ka thënë ‘Gol pas goli deri te Championi’ duke nxitur kështu edhe më shumë rivalitet në mes këtyre dy skuadrave.

Kjo ndeshje pritet të jetë një derbi i vërtetë pasi që Ballkani lufton për ta mbajtur pozitën e parë në Superligë ndërsa Prishtina kërkon që ta marrë këtë pozitë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Indeksonline/.