21:57 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Ballkanit pajtohet me atë që tha ai i Feronikelit, do të mblidhen për të ngritur zërin

Presidenti i Feronikelit është shprehur i pakënaqur me referimin edhe pse fituan në ndeshjen kundër Vushtrrisë.

Ai ka kritikuar 90% të referëve që sipas tij po e shesin ndeshjen.

E i të njëjtit mendim është edhe presidenti i Ballkanit nga Suhareka, Arsim Kabashi.

Ai ka thënë se do të mblidhen kryesitë e klubeve të skuadrave të Superligës për të ngritur zërin kundër këtyre pa drejtësive.

Ky është reagimi i tij:

Presidenti i Feronikeli-t z.Rama është i shqetsuar dhe ka të drejtë të plotë sepse referimi është skandaloz , nëse FFK-ja spo mundet mi ndal këta individ që për interes të tyre perosnal e shkatrrojn investimin tonë po ashtu edhe futbollin e Kosovës ,ne si klube të Superligës që pothuaj se të gjith jemi të dëmtuar në mënyre drastike apo dikush më shume e dikush më pak , për të miren e futbollit kemi marr inciativë me gadi te gjith Kryetarët qe të takohemi dhe një zëri ti ndalim këta idivid që mos ta shkaterrojnë edhe më shume perspektiven e Rinise sone , dhe investimet milioneshe te klubeve tona,
Nuk do të qëndrojme më duarkryq kundrejt qëllimeve tona ?‍♂️