20:32 / E Martë, 20 Prill 2021 / C E

Presidenti i Barcelonës bën një hap mbrapa, ky është vendimi i tij i ri për Superligën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk do ta finalizojë për momentin hyrjen në Superligën e Evropës.

Së paku ky vendim do të merret deri në miratimin nga sociot (anëtarët e klubit), shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari Xavi Torres.

“Joan Laporta nuk do të finalizojë hyrjen e Barcelonës në Superligë derisa të marrin miratimin nga sociot. Pa miratimin e tyre, Klubi Katalanas nuk do të marrë pjesë në garë”, ka shkruar ai. /IndeksOnline/