21:59 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Barçës tregon se Neymar nuk është në planet e klubit për tu transferuar në janar

Josep Maria Bartomeo, ka treguar se Neymar nuk është më në planet e klubit për ta transferuar në afatin e ardhshëm të transferimeve, që është janari.

Neymari ishte përfolur mjaftë shumë për një rikthim të mundshëm në Camp Nou gjatë gjithë verës, mirëpo një veprim i tillë nuk u arrit, pasi që Barça dhe PSG nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje.

“Ai nuk është në planet për janar,” tha ai.

“Barcelona nuk mund t’i plotësojë kërkesat e PSG . Barcelona kurrë nuk ofroi lojtarë për Neymar, ishte PSG që i kërkoi ata. Ne bëmë gjithçka të mundshme për ta transferuar atë”.

“Është fakt që Neymar i kërkoi PSG të negociojë vetëm me Barcelonën. Nënshkrimi nuk ishte i lehtë, në një nivel ekonomik ose shoqëror. Messi nuk më tha të transferoj Neymar, është një mit”, u deklarua presidenti i Barcelonës./Indeksonline/.