09:41 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Bayernit i papërmbajtshëm: “Mirë që e shitëm këtë lojtar m…”

Presidenti i Bayern Múnichut e ka kritikuar shumë ish-lojtarin, Juan Bernat, që u shit gjatë verës te Paris Saint Germaini.

Uli Hoeness tha se klubi nuk ka gabuar me shitjen e spanjollit. Ai përdori edhe fjalë të ndyta, “loja e tij e mutit” tha se ishte gati ta eliminojë Bayernin nga Champions League sezonin e kaluar, raporton Insporti.

“Kur luajtëm në Sevilla, ai (Bernat) ishte përgjegjësi i vetëm që ne ishim afër eliminimit. Atë ditë ne vendosëm ta shesim për lojën e tij të mutit”, tha Hoeness.

“Fati apo fatkeqësia e Bayernit nuk varet nëse Bernat luan në Bayern”.

Bernat, 25-vjeçar, arriti në Munich në vitin 2014 nga Valencia. Pavarësisht se kishte kontratë deri më 2019, ai e braktisi klubin për PSG-në.

Për katër sezone në Bundesliga, ai ka bërë 111 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 5 gola.