75 Mall Live Search
09:30 / E Shtunë, 21 Mars 2026 / Gj Sh

Presidenti i CONMEBOL thotë se Argjentina është fituese e ”Finalisima”

NJë tjetër ngjarje interesante ka ndodhur në futbollin botëror, pasi ditë më parë është anuluar finalja e ”Finalisima”, mes Argjentinës dhe Spanjës.

Presidenti i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, Alejandro Dominguez, ka bërë një deklafratë të çudishme, pasi ka thënë se ky trofe tashmë i takon Argjentinës, shkruan IndeksOnline.

”Argjentina është dy herë kampion i finales. Spanja nuk u shfaq”, ka deklaruar Dominguez.

Kjo deklaratë pritet të ngjalll reagime të shumta, pasi ditë më parë një ngjarje tjetër interesante ngjalli polemika, pasi CAF ia morri titullin e kampionit të Afrikës, kombëtares së Senegalit, derisa iu dhurua në tavolinë kombëtares së Morokos./IndeksOnline/