14:14 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Egjiptit në shenjë paqeje inauguron katedralen një ditë pasi sulmuan kishen

Presidenti i Egjiptit ka hapur një katedrale në një gjest simbolik në një kohë kur militantët islamikë gjithnjë e më shumë i shënjestrojnë të krishterët që janë pakicë në vend.

Abdel Fattah al-Sisi inauguroi katedralen në lindje të kryeqytetit Kajro, një ditë pas një shpërthimi të një bombe vdekjeprurëse pranë një kishe.

64-vjeçari vërejti një moment heshtjeje pas shpërthimit të së shtunës në periferi të qytetit, duke u vrarë një polic i cili po përpiqej të çaktivizonte pajisjen dhe u plagosën dy të tjerë.

Al-Sisi gjithashtu dha një fjalim të shkurtër duke thënë se hapja e njëkohshme e katedrales dhe xhamisë së madhe Al-Fattah Al-Alim pranë mbanin një mesazh të unitetit.

“Por ne ende duhet të mbrojmë pemën e dashurisë që kemi mbjellë këtu së bashku, sepse rebelimet kurrë nuk përfundojnë,” shtoi ai.

Gjenerali i kthyer në president, e ka bërë harmoninë sektare një gurthemel të sundimit të tij, duke luftuar militantinë islame, duke mbrojtur barazinë mes shumicës dërrmuese të muslimanëve dhe të krishterëve, të cilët përbëjnë 10% të 100 milion njerëzve të Egjiptit. /IndeksOnline/