09:06 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Espanjollit si politikanët kosovarë, në vitin 2016 kishte premtuar se skuadra e tij, do të luante në Ligën e Kampionëve

Presidenti i Espanjollit, Chen Yansheng, katër vjet më parë e mori nën pronësi klubin spanjoll,.

Kur erdhi si president, Yanshengu dha premtime të mëdha për tifozët e Espanjollit, transmeton Indeksonline.

“Espanjolli do të luajë në Ligën e Kampionëve”, ishte premtimi i madh i tij.

Por, pas katër vjetësh, Espanjolli i ka punët si mos më keq. Ai së fundmi edhe matematikisht ka rënë nga La Liga.

Sezonin e ardhshëm Espanjolli do të luajë në “Segunda Division”.

Gjatë ditës së djeshme Yanshengu u kërkoi falje tifozëve të klubit për sezonin e dështuar./Indeksonline/