11:46 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos: Rezultati i Majlindës, inspirim për sportin, në Kosovë

U përurua sot në Pejë shtatorja e kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer.

Pjesëmarrës ishin gjithashtu edhe figura të njohura të vendit, shkruan Indeksonline.

Është nder i madh dhe privilegj qe jam këtu. Dua t’ ju uroj për arritjet e Majlindës. Rezultati i Majlindës është inspirim për sportin në Kosovë. Kosova është një vend i bukur me shpirt të madh”, tha Vizer./Indeksonline/