16:19 / E Hënë, 10 Maj 2021 / OSH

Presidenti i Federatës Italiane-Juventusit: Do ju largojmë nga Serie A nëse nuk largoheni nga Superliga

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabrele Gravina ka paralajmëruar Juventusin se çka do të ndodhë nëse nuk largohen nga Superliga Evropiane.

“Juventusi do të largohet nga Serie A nëse nuk largohen nga Superliga Evropiane para fillimit të sezonit të ri”, ka thënë Gravina, transmeton Indeksonline.

Në Superligën Evropiane kanë mbetur vetëm Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi.

UEFA ka paralajmëruar se do të ndërmarr masa ndaj këtyre klubeve./Indeksonline/