21:51 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Federatës së Palestinës i dërgon “selam” Messit para ndeshjes me Izraelin (Video)

Argjentina dhe Izraeli kanë planifikuar të zhvillojnë një miqësore të shtunën e ardhshme në Stadiumin e Malh në jugperëndim të Jerusalemit.

Kompleksi ndodhet në vendin e ish fshatit palestinez, të shkatërruar nga forcat izraelite gjatë luftës me Palestinën, shkruan indeksonline.

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub i ka bërë thirrje yllit argjentinas, Lionel Messi që mos të udhëtoj për këtë ndeshje.

“Messi, mos luani. Mos u tallni me fytyrën e racizmit”, ka thënë Rajoub.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje tifozëve mysliman anembanë botës që ta djegin fanellën e Messit nëse ky vendos që të luaj kundër Izraelit. /IndeksOnline/