12:25 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i FFK-së Ademi, priti në një takim drejtuesit e rinj të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë

Drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës të udhëhequr nga kryetari Edmond Thaçi, janë pritur nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Në këtë takim ishin edhe dy nën kryetarët Alba Merovci e Jon Ajeti, sekretari i përgjithshëm Artan Muhaxhiri dhe anëtarët e bordit Arbnor Rahova e Lorik Jashanica.

Në takimin me drejtuesit e FFK-së, kryetari Thaçi ka kërkuar që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë në interes reciprok, të rritjes së nivelit të mbështetjes së futbollit vendor dhe po ashtu edhe kushteve të gazetarëve në objektet sportive.

Ademi po ashtu ka ofruar mbështetjen e tij dhe të FFK-së, në favor të rritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe raportimit profesional.

Muajt në vijim do të jenë vendimtarë në garën e Kombëtares në kualifikimet për EURO 2020 dhe në këtë linjë, Edmond Thaçi kërkoi nga FFK-ja të mundësojë udhëtimin e gazetarëve në ndeshjet si mysafirë, por edhe lehtësime në akreditimet në ndeshjet si vendas.

Këto dhe tema të tjera në interes të gazetarisë sportive dhe futbollit, janë diskutuar duke lënë hapësirë për takime të tjera në interes të dyja palëve.