17:58 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Gjermanisë bën thirrje kundër urrejtjes dhe armiqësisë

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier bëri sot thirrje kundër urrejtjes dhe armiqësisë në debatin politik në kuadër të 70-vjetorit të Kushtetutës gjermane në Berlin.

“Me gjitha liritë dhe nxehtësinë e konfliktit, diçka duhet të ruhet që mund të përmblidhet në dy koncepte: dinjiteti dhe arsye”, tha Steinmeier në prani të kancelares, Angela Merkel presidentëve të të dyja dhomave të Parlamentit dhe kreut të Gjykatës Supreme.

“Dhe kjo është edhe arsyeja që ne jemi mbledhur, sepse ne nuk duam urrejtjen dhe armiqësinë të hyjë në debatet tona si helm”, vazhdoi ai.

“Mbi të gjitha helmohet demokracia. Populistët bëjnë përdorime tinëzare të ndjenjave. Ata kthejnë shqetësimet e justifikuara në një urrejtje të verbër”, theksoi presidenti gjerman. /Atsh/