11:04 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Hungarisë zbarkon me një aeroplan ushtarë në Kosovë

Presidenti i Hungarisë, Janos Ader ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.  

Së bashku me presidentin janë edhe 100 ushtarë që do të jenë trupa shtesë në Republikën e Kosovës, raporton Indeksonline

Related image

Kësisoj, rritja e numrit të ushtarëve me mision ndërkombëtar ushtarak në Kosovë u bë e ditur nga ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjártó, duke shkuar në 500 numri i ushtarëve hungarezë në Kosovë.

Kryediplomati hungarez gjatë Samitit të NATO-s në Londër, i cili shënoi 70-vjetorin e Aleancës, u deklarua se Hungaria do të vendosë edhe 80 trupa të tjera në Afganistan për të “luftuar përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe dhunës në rajon”.

Image result for Janos Ader