23:49 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Juventusit e pranon që janë të interesuar për Guardiolën

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka thënë që Juventusi dëshiron që Guardiola një ditë të jetë trajner i kësaj skuadre mirëpo kjo gjë është vështirë që të ndodhë.

Po ashtu Agnelli ka treguar që Juventusi ka menduar për mundësinë e sjelljes së Guardiolës në Torino mirëpo ai tha që kjo gjë mund të jetë e pamundur për shkak që ai është i lumtur në ligën angleze, transmeton IndeksOnline.

Agnelli foli edhe për trajnerin aktual Maurizio Sarrin për të cilin u shpreh i lumtur që është trajner i kësaj skuadre.

“Ne jemi shumë të lumtur me Sarrin. Gjërat janë vendosur për tre vjet, forca e ideve të tij do të vijë me vazhdimin e tyre në kohë, dhe kjo është përparësia” u deklarua presidenti i Juventus./Indeksonline/.