22:30 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Presidenti i klubit spanjoll shkon në Barcelonë për ta diskutuar transferimin e lojtarit të tyre

Anil Murthy, president i klubit të Valencias dhe agjenti Jorge Mendes kanë udhëtuar në Barcelonë për të diskutuar shitjen e futbollistit të tyre, Rodrigo Moreno te klubi katalunas.

Po ashtu edhe futbollisti e ka dhënë miratimin e tij që të ndodhë ky transferim.

Mirëpo ende ka disa detaje për të cilat dy klubet duhet të binë dakord, kjo pasi që Valencia ka kërkuar për futbollistin 60 milion euro, transmeton IndeksOnline.

Image result for rodrigo moreno"

Barcelona i është përgjigjur duke i dërguar si ofertë formën e huazimit me mundësi blerje apo duke dhënë lojtar plus para për Morenon.

Klubi katalunas është i ‘etur’ që të ndodh ky transferim për shkak të mungesës së Luis Suarez./Indeksonline/.