21:26 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Kosovës ngushëllon familjet e tre viktimave të aksidentit në Mramor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentit në fshatin Mramor.

Kurse, ambasadores turke, Kilic dhe të lënduarve tjerë në këtë aksident, Presidenti i vendit u ka uruar shërim të shpejt.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Fatkeqësi e madhe humbja e jetës së tre personave në aksidentin rrugor në magjistralen Prishtinë-Gjilan, si dhe lëndimi i disa të tjerëve, përfshirë këtu edhe Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic. Bashkëndjej me familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë aksident komunikacioni, kurse ambasadores Kilic dhe të lënduarve të tjerë u uroj shërim sa më të shpejtë. HTH