21:42 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Presidenti i La Ligas tregon kur do të rikthehet futbolli në Spanjë

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka zbuluar se kur mund të rikthehet futbolli në Spanjë.

La Liga është pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Disa ditë me radhë po spekulohet se kur mund të rikthehet futbolli në Spanjë, ndërsa sot Tebas ka zbuluar datat e mundshme për rifillimin e kampionatit.

Në rastin më të mirë sipas Tebas, La Liga mund të rifillojë me 28 maj, shkruan Indeksonline.

Kemi disa skenarë, por gjithçka do të varet se si do të rrjedhin gjërat. Kemi tre data për rifillimin e La Ligas dhe ato janë 28 maj, 6 qershor dhe 28 qershor. Nuk mund ta themi datën e saktë, pasi që situata nuk është përmirësuar ende. Është e qartë se klubet duhet të fillojnë përgatitjet dhe besojmë se me 26 prill kjo do të jetë e mundur”, ka deklaruar Tebas.

Megjithatë kjo mbetet vetëm si hipotezë pasi gjithçka do të varët nga ecuria e ngjarjeve me koronavirus. /IndeksOnline/