08:57 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Lazios, letër ultrasve: Paguajini 50 mijë €!

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ua ka dërguar nga një letër çdo ultrasi të Lacios të identifikuar nga policia për t’u kërkuar të rimbursonin klubin bardhekaltër pas gjobitjes nga UEFA-ja për “përshëndetje fashiste” në sfidën e 3 tetorit të Europa Ligës Lazio-Rennes 2-1.

Sipas mediave italiane, Lazio kërkon nga ultrasit e vetë të paguajnë 50 mijë € për ndëshkimin financiar që UEFA-ja i dha klubit italian. Por, mbyllja e sektorit të ultrasve të Lazios për disa takime ka ndikuar në mosshitjen e biletave për disa ndeshje, duke shkaktuar rritje të kostos në faturën financiare të klubit të kryeqytetit italian.

“Nga pamjet filmike të siguruara nga UEFA-ja dhe hetimet e policisë, konfirmohet se ju jeni përgjegjës për sjelljet e pahijshme dhe akuzat e ngritura ndaj jush. Përveç aspektit penal, sjellja juaj i ka shkaktuar dëme financiare klubit duke ndikuar në shitjen e biletave, kosto që llogaritet në 50 mijë €.

Mbi të gjitha, sjellja juaj ka cenuar detyrimet e Kodit të Eeikës”, shkruhet në letrën e firmosur nga presidenti i Lazios Claudio Lotito.