16:27 / E Diele, 15 Gusht 2021 / A. A

Presidenti i Llapit kërkon përkrahjen e llapjanëve për finalen e Superkupës

Pak muaj më parë, Llapi fitoi trofeun e parë në historinë e saj 90-vjeçare, Kupën e Kosovës.

Të martën ekipi i Tahir Batatinës ka mundësi të pasurohet edhe me trofeun e dytë, Superkupën e Kosovës.

Llapi do të luaj kundër Prishtinës.

Presidenti Beqir Batatina ka kërkuar përkrahjen e tifozëve për këtë ndeshje të rëndësishme.

Ky është statusi i plotë që Batatina e postoi në Facebook.

Të dashur llapjanë,

Të martën më 17 gusht do të zhvillojmë ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Kosovës, fituesi i Kupës, KF Llapi do përballet me kampionin aktual, FC Prishtina.

Kjo ndeshje i paraprinë nisjes së edicionit të ri 2021/22 dhe shpresojmë ta nisim mbarë. Ne jemi të bashkuar dhe të përgaditur maksimalisht për të triumfuar në këtë ndeshje.

Presim përkrahje nga gjithë qyteti, gjithë tifozët që të bashkuar ta sjellim trofeun e dytë me radhë në Podujevë.

Së bashku ia dalim!

Për Llapin tonë!

/Indeksonline/