19:42 / E Martë, 17 Maj 2022 / OSH

Presidenti i Malit të Zi viziton nesër Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, nesër (18 maj 2022), pret për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović.

Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore.

Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë;

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Đukanović mbajnë konferencë për media.