Presidenti i Napolit blenë skuadrën e njohur italiane
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis do të drejtojë një ringjallje për Barin, pasi i është dhënë titulli sportiv nga kryebashkiaku i qytetit.
Skuadra u shpall e falimentuar këtë verë, kështu që ata nuk ishin në gjendje të regjistroheshin për Serie B dhe të gjithë lojtarët e tyre u liruan, shkruan indeksonline.
Sipas ligjit italian sportiv kur një ekip falimenton kryetari i bashkisë mund të emërojë pronarë të rinj për të udhëhequr një klub.
Ky klub ka të drejtë të kërkojë historinë e një të mëparshmi, por nuk ka asnjë pretendim mbi pasuritë dhe duhet të fillojë sërish në Serie D, ligën më të lartë amatore.
Emri duhet gjithashtu të ndryshohet, por mund të blihet më vonë, siç ndodhi me Fiorentinën, të cilët ishin Florentia Viola për një kohë pasi u themeluan.
Ky proces nuk është i pazakontë në Itali, pasi Parma falimentoi në 2015, para se të rikthehej si Parma Calcio 1913 dhe pas promovimeve të njëpasnjëshme janë kthyer përsëri në Serie A.
De Laurentiis ishte duke konkurruar me presidentin e Lazios Claudio Lotito për të drejtuar klubin e falimentuar.
Nëse rregullat e tashme të futbollit italian qëndrojnë edhe më tej, De Laurentis do të duhet të shesë njërën nga skuadrat nëse Bari dhe Napoli do të arrijnë në Serie A. /IndeksOnline/