18:42 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Real Madrid thotë se është i pamundur transferimi i Pogbas

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka njoftuar trajnerin Zinedine Zidane se do të jetë pothuajse e pamundur të nënshkruajë me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba këtë verë.

Fituesi i Kupës së Botës është përfolur për një transferim në Santiago Bernabeu. Ka pasur momente kur largimi i 26-vjeçarit është dukur i pashmangshëm, veçanërisht gjatë mosmarrëveshjes së tij publike me ish-menaxherin Jose Mourinho, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, Marca raporton se Perez ka treguar se Pogba do të mbetet me Djajtë e Kuq, pavarësisht nga dëshirat e lojtarit.

Lojtari i Tottenham Hotspur , Christian Eriksen, është një tjetër objektiv për klubin spanjoll./Indeksonline/.