18:55 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / OSH

Presidenti i ri, Berisha dhe deputetët e Rithemelimit largohen nga salla e Kuvendit

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me deputetët demokratë, pjesë të Komisionit të Rithemelimit, janë larguar nga salla e Parlamentit ku po zhvillohet votimi për Presidentin e ri.

Kujtojmë se mazhoranca ka deklaruar prej kohësh tashmë që nuk do të ketë asnjë ulje në tryezë e bashkëpunim me Sali Berishën për faktin që ai është shpallur “non garata” nga SHBA vitin e shkuar.