14:49 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Shqipërisë takohet më këngëtarin italian që frymëzoi shqiptarët

Albano Carrisi tashmë emër i njohur për të gjithë shqiptarët. Ai ka marrë madje edhe nënshtetësinë shqiptare, kjo për faktin se ai është i lidhur me Shqipërinë.
Këtë e pati treguar edhe vet ai në një intervistë, i cili ka treguar që babai i tij kishte qenë ushtar gjatë luftës së Dytë Botërore në këtë shtet, ndërsa ia ka vënë emrin atij Al Bano, shkruan Indeksonline.


E sot këngëtarin italian e ka takuar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ai në faqen zyrtare në rrjetin social Instagram ka postuar një fotografi me Al Banon, ndërsa ka shkruar:

Të dashur miq, sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë.

Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët.