12:21 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i Shqipërisë takohet me Mustafën

Pas ceremonisë së  vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ai është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruan Indeksonline.

Ky takim po zhvillohet në zyra të selisë së LDK-së.

Meta sot u ka dhënë dekorata njësiteve të kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës, ekipit të zjarrfikësve, ekipit të ekspertëve të minierës së “Trepçës”.

Meta tha se FSK-ja e Policia e Kosovës kanë qenë heronjtë të shpëtimit në ditët kur Shqipëria kishte përjetuar tragjedi./Indeksonline/