13:39 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Presidenti i skuadrës gjermane iu kërkon tifozëve që mos të udhëtojnë ta ndjekin këtë ndeshje

Presidenti i Eintracht Frankfurt, Peter Fischer iu ka bërë thirrje tifozëve që të mos udhëtojnë në Romë në ndeshjen e fazës së grupeve të Europa League, kur skuadra e tij të përballët me Lazion.

Sipas tij një rrugëtim drejt kryeqytetit italian do t’i vinte në rrezik ata nga grupe të tifozërisë laciale, shkruan indeksonline.

“Qëndroni në shtëpi dhe shikojeni ndeshjen në televizor. Në Romë ka një grup të pamëshirshëm tifozësh, që përfaqësojnë të djathtën ekstreme dhe që nuk mund të kontrollohen”, ka thënë presidenti i skuadrës gjermane.

Lazio dhe Eintracht Frankfurt do të përballën me 13 dhjetor në Olimpico në ndeshjen e xhiros së fundit të Europa League derisa për mysafirët janë rezervuar rreth 6000 bileta. /IndeksOnline/