18:35 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Presidenti i Trepçës 89 reagon pasi dënimit: Duhet të përjashtohet Agim Ademi për ta dëshmuar që jeni komision i pavarur dhe profesional

Komisioni Disiplinor e ka dënuar presidentin e Trepçës 89, Abedin Zeka me katër ndeshje ndalesë në kryrjen e funksioneve zyrtare në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga FFK.

Komisioni Disiplinor e dha këtë dënim të rëndë me arsyetimin se Zeka ka ofenduar gjyqtarët e takimit pas ndeshjes me Flamurtarin, transmeton Indeksonline.

Pas këtij dënimi ka reaguar ashpër Zeka i cili ka kërkuar të përjashtohet Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i cili është i dënuar me burgim efektiv.

Ai ka thënë se Komisioni duhet ta ndërmarrë këtë veprim për ta dëshmuar se është profesional dhe i pavarur.

Reagimi i plotë:

Image