16:19 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Presidenti Ilir Meta Dekreton Ministren e re të Arsimimit

Ministrja e re  Evis Kushi është përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Arsimit, e cila ka zënë vendin e Besa Shahinit si ministre e Arsimit, pasi kjo e fundit deklaroi se do të largohet drejt Kosovës.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës kishte7 ditë afat për t’u shprehur me dekret lidhur me propozimin që vjen për ndryshimet në qeveri.

Evis Kushi është diplomuar në vitin 1997 për administrim-biznes në Universitetin e Tiranës. Në 2008 ka marrë gradën shkencore doktor (PHD) në Ekonomiks në Universitetin e  Staffordshire në Angli. Dy vjet më vonë mori titullin “Profesor i Asocuar,” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe më pas “Profesor” në Universitetin Bujqësor.

Për më shumë se 23 vite ajo ka punuar si pedagoge në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe për një vit nga 2012-2013 ajo u emërua rektore e tij.

Prej vitit 2013 ajo angazhohet në Partinë Socialiste dhe përfaqësoi si deputete qarkun e Elbasanit.