75 Mall Live Search
12:33 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / MSH

Presidenti kroat i shkruan letër Osmanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Milanoviq ka shprehur urimet e  përzemërta për presidenten Osmani dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke dëshiruar progres dhe mirëqenie për vendin tonë.

Ai ka vënë në pah marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe të ngushta mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, për të mirën e dy popujve.

Presidenti kroat ka nënvizuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Kroacisë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore. Ai ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet rajonale të bashkëpunimit, duke përfshirë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

May be an image of blueprint and text that says 'Her Excellency Republic Kosovo Dear Madam President, Zagreb, February 2025 the occasion National Day and the anniversary the proctamation Republic Kosovo, extend heortfelt congratulations behalf citizens the Republic Croatia my behaif. wish and citizens country progress and prosperity. believe that the truditionally friendly and close relations and cooperation between Croatia and will further develop and strengthen many areas joint Cooperation between cooperation South East Europe plays stutes strengthening stability, securily and Croatia continues support and assist Kosovo its integration into international oryunizations and regional cooperation formats, especially membership Union and NATO. Please aςερ, Madam President, the assurances Milanović'